Një Schumacher sërish kampion

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 20:43 | Sporte të tjera
Një Schumacher sërish kampion

Mick Schumacher ia doli. Shpallet kampion i Formula 2 dhe zyrtarisht është në gjurmën e të atit.

Në një garë për të “mbajtur frymën” në Sakhir, kampioni i ri e mbylli në vendin e 18, por fatmirësisht pa pikë nga kjo pistë doli dhe rivali i tij, Illot, i cili u rendit i 11-i, për të nisur në këtë mënyrë festën në ekipin Prema.

Vitin e ardhshëm, Schumi Junior do të bashkohet në Formula 1, ku ka nënshkruar një kontratë me skuderinë Haas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos