Një skulpturë në rërë për 29-vjeçaren shtatzënë të vrarë në Itali

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 07:35 | Bota

29-vjeçarja italiane e vrarë nga partneri i saj, Alessandro Impagnatiello, është përkujtuar në një skulpturë rëre. Giulia Tramontano u krijua nga artisti Nicola Urru në plazhin e tretë Pettine në Platamona, në bregdetin e Sorso

Në veprën e punuar me dorë, vajza portretizohet teksa shikon me butësi barkun e saj, si në një nga fotot e saj që qarkullonin pas vrasjes.

Krimi makabër tronditi Italinë, javën e kaluar, kur një 30-vjeçar vrau partneren e tij shtatzënë, trupi i së cilës ishte zhdukur që prej fundjavës së kaluar. Trupi i 29-vjeçares, Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë, u gjet në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/01/tronditet-italia-gjendet-trupi-i-29-vjecares-7-muajshe-shtatzene-qe-u-vra-nga-partneri-i-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos