Një studim alarmues ndryshoi tërësisht strategjinë britanike për koronavirusin

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 11:15 | Bota
Një studim alarmues ndryshoi tërësisht strategjinë britanike

Javën e kaluar, në një konferencë për shtyp që do të mbetet në librat e historisë, kryeministri Boris Johnson shokoi botën duke deklaruar që Britania e Madhe nuk do të merrte masa drastike për të përballuar koronavirusin, dhe se britanikët duhet të përgatiteshin të shihnin “disa nga të afërmit e tyre të vdisnin”.

Strategjia, e kritikuar nga shumëkush, merrte parasysh idenë e imunizimit në grup i tërë popullsisë, dhe do të lente pas vetëm, pashmangshmërisht,  personat me problematika më të rënda.   

https://a2news.com/2020/03/17/boris-johnson-te-sillemi-si-qeveri-ne-kohe-lufte-te-ndertojme-sa-me-shume-ventilatore/

Pak ditë më vonë, strategjia e Londrës zyrtare ka ndryshuar katërcipërisht, duke u përafruar me masat evropiane. Ky ndryshim i madh, që padyshim vë në pozitë të vështirë Johnson, vjen nga një report tejet dramatik për pasojat e qasjes së mëparshme të një prej mendjeve më të ndritura të universitetit Imperial College, profesor Neil Ferguson.

Ferguson është një nga ekspertët më të njohur në botë për projektimin e përhapjes të epidemive. Profesori përllogariti që mos marrja e masave të shmangies sociale do të të infektonte rreth 80% të popullsisë.   

Kjo do t’i kushtonte vendit të paktën 250 mijë viktima, me pikun që do të arrihej në fundin e qershorit, ku mund të arrihej shifra horror e 13 mijë të vdekurve në ditë, me impakt të paparashikueshëm tek popullsia në panik,  por edhe në strukturat shëndetësore që sigurisht do të kolapsonin tërësisht.

Fakt akoma më i rëndë, viktimat i referohen vetëm koronavirusit, por ndoshta dhjetëra mijëra do të ndërronin jetë nga sëmundje të tjera që nuk do të kuroheshin dot në spitale nga mbipopullimi.

https://a2news.com/2020/03/12/johnson-refuzon-masat-shtrenguese-pranon-se-vdekjet-do-te-jene-te-pashmangshme/

Padyshim, një skenar ndaj të cilit asnjë qeveri në botën perëndimore nuk mund t’ i mbijetonte.

Tashmë me masat e reja, qeveria mendon të ulë numrin deri në20 mijë, edhe pse vetë raporti paralajmëron që mutacione të mundshme të koronavirusit mund ta ndryshojnë agresivitetin e tij, në të mirë por edhe në të keq, dhe se masa të rrepta do të duhet të  merren periodikisht në një periudhë të paktën 18-mujore kur virusi të rikthehet, deri sa të dalin vaksinat e para.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos