Sulmuesi francez Antoine Griezmann pësoi në sfidën e djeshme me Greqinë një dëmtim horror, teksa taka e ngritur e ish-mbrojtësit të Arsenalit Konstantinos Mavropanos, e la të mbuluar me gjak.
Mavropanos e goditi yllin e Atletiko Madrid në kokë, katër minuta pasi nisi pjesa e dytë e sfidës së vlefshme për kualifikueset e Euro2024.
Një kros i nisur nga e majta nga Theo Hernandez dukej i gatshëm për të gjetur kokën e Griezmann-it, por taka e ngritur e Mavropanos e arriti atë më parë.








Gjyqtari Matheu Lahoz nuk u mendua dy herë por drejtoi gishtin nga pika e penalltisë, përpara se të kërkonte me shpejtësi ndërhyrjen e stafit mjekësor në fushë për të trajtuar Griezmann.
Pavarësisht lëndimit të rëndë në kokë Griezmann pasi u trajtua për pesë minuta dhe u fashua nga mjekët, vazhdoi të luante, ndërsa Kylian Mbappe ktheu penalltinë e fituar në gol në tentativën e dytë. (A2 Televizion)