
Një tifoz futbolli ka realizuar një goditje perfekte gjatë spektaklit të pushimit të ndeshjes San Jose Earthquakes-Portland Timbers.
Në 15-minutëshin e pushimit mes pjesëve, tre tifozë morën pjesë në një konkurs ku duhet të dërgonin topin sa më afër pikës së mesfushës, duke e goditur nga zona e rreptësisë.
Tifozi që goditi i fundit e llogariti shumë mirë forcën e goditjes, duke e dërguar topin fiks në pikën e mesfushës, duke habitur të gjithë tifozët në stadium. (A2 Televizion)