Një “ushtri” me krokodilë gati për... not

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 18:19 | Fotolajme

Qindra krokodilë të vegjël u fotografuan të rreshtuar si të ishin një ushtri gati për betejë. Fotot e jashtëzakonshme u kapën në Indi, në brigjet e lumit Chambal. Të vegjlit kishin vetëm 20 ditë në jetë, por po bëheshin gati për t’u zhytur në ujë, ku edhe do të kalojnë pjesën më të madhe të jetës duke gjuajtur për ushqim.

Vezët e krokodilëve që vendosen nga nënat në breg, zakonisht janë ushqim për çakejtë dhe zogjtë grabitqarë, por falë masave të marra nga banorët, këtë vit, krokodilët, specie në zhdukje në zonë, arritën të lindnin masivisht.

Krokodili indian, i quajtur garial, bën deri në 60 vezë gjatë një shtatzënie. Të porsalindurit janë rreth 39 centimetra të gjatë, më shumë se çdo lloj tjetër krokodili dhe kur rriten arrijnë deri në 6 metra gjatësi dhe peshojnë deri në 350 kilogramë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos