Një vepër që ka nisur në vitin 1966, çfarë po shkruan Rexhep Qosja?

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 21:57 | Aktualitet
Një vepër që ka nisur në vitin 1966, çfarë po

Akademiku Rexhep Qosja ka zbuluar në një intervistë në A2 CNN se vepra e tij e radhës do të jetë një rrëfim në ditar.

Ky do të jetë vëllimi i fundit i një pune, e cila ka nisur që në vitin e largët 1966, kohë në të cilën u dënua politika e dhunës e Shërbimit të Sigurimit të Brendshëm të Jugosllavisë në Kosovë ndaj shqiptarëve.

“Vepër që i takon llojit të veprave që mjerisht janë shkruar rrallë në letërsinë shqipe. Do të shkruaj ditarin, jam në moshë dhe do të bëj një bilanc të punës sime. Unë po shkruaj ditar. Mund të çuditeni, por po shkruaj vëllimin e fundit. Të parin e kam filluar në vitin 1966 kur u dënua politika e dhunës, e terrorit, e Shërbimit të Sigurimit të Brendshëm të Serbisë e të Jugosllavisë në Kosovë ndaj Shqiptarëve, e cila kishte për qëllim të shpërngulen sa më shumë shqiptarë. Unë e filloj ditarin në vitin 1966 dhe tani, këtë të fundit, vëllimin e nëntë, e përfundoj në ditën e shpalljes së Kosovës shtet i lirë, sovran”, u shpreh akademiku Rexhep Qosja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos