“Vendin ku kalon fëmijërinë e mban me vete deri në vdekje”. A2 CNN në Vuthaj, me eruditin Rexhep Qosja

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 21:44 | Aktualitet
“Vendin ku kalon fëmijërinë e mban me vete deri në

Zogjtë nuk po vijnë më aq shumë sa dikur, mirë se vini ju! Kjo ishte fjala e pritjes! Akademiku dukej se ishte menduar gjatë për këto fjalë të para, si të kishte rikthyer në shtëpinë e fëmijërisë kujtime që rrugëtonin nga një stinë e ngrohtë, nga stina e vegjëlisë në këtë kopsht. Hija e pemëve vijonte thuajse të kishte të njëjtën lëvizje, e fortë, njëlloj si era e malit. Shtëpia vijonte të qëndronte hijerëndë për të sepse njeriu Rexhep Qosja nuk e kishte braktisur asnjëherë.

Rikthehej në stinën e nxehtë të qyteteve tona, aty në vendlindjen e tij, në Vuthaj. Çdo verë, me shtatin ndryshe, vërente se si zogjtë ishin pakësuar, por miqtë me të cilët ka shpenzuar fëmijërinë dhe bisedat me ata që ftonte në shtëpinë e tij, thuajse ia zbehnin mendimin se dallëndyshet apo zogjtë nuk i kishin më çerdhet aty.

E rëndësishme ishte që shtëpia e tij e priste gjithnjë stoike dhe dhoma e tij e shkrimit falte aq shumë qetësi. Na priti në ambientet e shtëpisë, ku vetë akademiku Rexhep Qosja, dikur fëmijë, këndonte vargjet e “Lahutës së Malësisë”.

https://a2news.com/2021/09/30/qosja-rama-dhe-kurti-te-mendojne-njesoj-nuk-e-pranoj-me-qejf-kur-shqiperia-ben-marreveshje-me-serbine/

“Vuthaj është vendlindja ime dhe kam kaluar rreth 14 vjet. Thuhet se vendin ku e kalon fëmijërinë, e mban me vete deri në vdekje, nuk harrohet kurrë. Studiuesit e artit, të shkencave thonë se shumë ide, mendime, përshtypje, në masë të madhe frymëzohen prej atyre të fëmijërisë”, tregon Qosja. “Kam pasur një fëmijëri që ka filluar para Luftës II Botërore, e kam përjetuar luftën. Vitet e pasluftës kanë qenë vite me shumë probleme. Ka mbretëruar një varfëri e madhe. E mandej kanë ardhur vite më të mira, sidomos në vitin 1966, kur është dënuar sjellja e Sigurimit të Brendshëm të Serbisë, ose Jugosllav, UDB. Atëherë filloi një punësim më i madh i burrave, por edhe grave”.

Akademiku na tregon se kalon një ose dy muaj të verës në vendlindjen e tij, Vuthaj, të cilën nuk do ta harrojë kurrë. “Megjithëse jam rritur dhe çdo gjë që kam arritur e kam arritur në Prishtinë, që është vendlindja ime e dytë”.

Vuthaj ka ndryshuar shumë që nga koha kur Qosja jetonte aty. Vala e emigracionit ka bërë që aty të mbesin më shumë të moshuar, edhe pse, na tregon Akademiku, shumë emigrantë të suksesshëm, janë rikthyer aty dhe kanë ndërtuar shtëpi moderne. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/30/qosja-vlerat-europiane-ti-bejme-tonat-para-se-te-futemi-ne-be-kapja-e-drejtesise-nga-shteti-sjell-padrejtesi/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos