Një zbritje e ngadaltë, inflacioni shënon rënie në 7.2% për muajin janar

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 12:29 | Ekonomi

Frenimi i rritjes së çmimeve ishte më i vogël në fillim të këtij viti, që do të thotë se kthimi në normalitet, po zgjat më shumë nga sa pritej.

INSTAT raportoi se niveli i inflacioni zbriti në 7.2% për muajin janar, nga 7.4% që ishte shifra e fundit e dhjetorit.

Me gjithë stabilizimin e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë elektrike, vala e shtrenjtimeve po zgjerohet në kategori të tjera si veshjet, mobilimi, baret, restorantet, hotelet, argëtimi dhe shërbimet e tjera.

Inflacioni mbetet i lartë sidomos tek ushqimet, 13.3% më të shtrenjta se janari i kaluar. Ndikimi më i madh në këtë grup vjen nga artikujt e importit për produkte të ambalazhuara, por edhe te shtrenjtimi i mishit, qumështit dhe bulmetit.

Në janar ushqimet regjistruan rritjen më të fortë mujore të çmimeve, që prej marsit të kaluar, duke paralajmëruar se inflacioni do të mbetet i lartë në vijim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/ekonomia-dhe-xhepat-tane-si-ndikon-inflacioni-ne-shpenzimet-familjare/
https://a2news.com/2023/02/01/besimi-ne-ekonomi-gjate-janarit-qytetaret-me-optimiste-sipermarresit-me-pritshmeri-te-uleta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos