Mediat britanike kanë publikuar momentet e panikut që u krijuan pas sulmit me armë që ndodhur në Britaninë e Madhe gjatë një funerali në një Kishë, ku si pasojë e të cilit mbetën të vrarë 7 gra, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, e cila po lufton me jetën në spital.
Sipas Policisë, të shtëna vinin nga një armë gjahu, ndërsa agresori është larguar me shpejtësi pas ngjarjes më një automjet tip “Toyota”, ngjyrë e zezë.
Një tjetër vajzë 12-vjeçare ka pësuar një dëmtim në këmbë, por ka dalë nga spitali dhe pritet të shërohet plotësisht. Një grua, 48 vjeçe, ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital. Ndërkohë, të plagosura kanë mbetur edhe tre gra të tjera, përkatësisht 21, 41 dhe 58 vjeç, që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mendohet se personi i armatosur donte të shënjestronte një burrë që merrte pjesë në një shërbim funerali me viktimat, si pjesë e një sulmi hakmarrës. Funerali i djeshëm ishte një përkujtimore e kolumbianes Fresia Calderon, 50 vjeç, dhe vajzës së saj Sara Sanchez, 20 vjeç, e cila kishte leuçemi. (A2 Televizion)






