Njeriu i vitit 2021, revista “Time” zgjedh Elon Musk

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 15:22 | Aktualitet

Burri më i pasur në botë nuk ka një shtëpi dhe së fundmi ka nisur ta shesë pasurinë e tij. Ai përdor një makinë elektrike që e ka krijuar vetë dhe me një lëvizje të gishtit të tij, tregu i aksioneve ngrihet ose bie. Endërron pjesën më të madhe të kohës për Marsin, lëshon satelitë në orbitë dhe synon të pushtojë hapësirën, ndërkohë vetë qëndron me këmbët e ngulura fort në Tokë. Kaq mjafton për ta kuptuar se njeriu i vitit për 2021 sipas revistës "Time" është Elon Musk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos