Njihuni me filmin favorit për të fituar çmimin Oscar

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 11:55 | Showbiz
Njihuni me filmin favorit për të fituar çmimin Oscar

Duhen edhe 4 muaj për të mësuar çmimet Oscar të këtij viti aspak normal, por që tani, kritikët amerikanë, kanë një favorit të qartë për garën e filmit më të mirë.

Sipas tyre, “Nomadland” ka më shumë mundësi që të vlerësohet nga Akademia e Hollivudit. Ky film ka marrë tashmë çmimet e para në festivalet e filmit në Çikago dhe Nju-Jork, me regjisoren kineze Chloe Zhao, e cila gjithashtu ka marrë çmimin e regjisë më të mirë.

“Nomadland” fitoi edhe Luanin e Artë në Venecia, ndërkohë që u vlerësua me çmimin e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë së Torontos (TIFF).

Me Frances McDormand si protagoniste, filmi tregon historinë e një gruaje, e cila pasi humbi burrin dhe punën e saj, vendos të jetojë në rrugët e SHBA-së, në një furgon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos