All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Njihuni me japonezin që shpenzoi mijëra euro për t’u “transformuar” në qen, për herë të parë del në park për shëtitje (VIDEO)

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 09:49 | Bota
Njihuni me japonezin që shpenzoi mijëra euro për t’u
All - Paragraf - 1

Një japonez ka shpenzuar mijëra euro për t’u shndërruar në një qen. “Toko” porositi kompaninë Zeppet - e cila prodhon kostume dhe manekine për shfaqje televizive dhe seriale - për t'i bërë atij një kostum si një qen shumë real dhe e gjitha i ka kushtuar 14,000 €.

Pas disa provave të bëra në shtëpinë e tij, tashmë kishte ardhur momenti që të dilte në rrugë dhe të vërente reagimet qytetarëve, nëse ia kishte dalë mbanë që të realizonte ëndrrën, për të qenë një kafshë.  

All - Paragraf - 3

Dhe kështu ai doli në rrugë me shoqëruesen e tij për të bërë shëtitjen e tij si çdo... qen normal. Siç shihet në video, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve që po shëtisnin në park, por edhe të qenve të tjerë.

Toko shpjegon (me shkrim, pasi nuk flet kurrë në videot e tij) se gjithmonë ka pasur dëshirë të jetojë si kafshë, prandaj ka zgjedhur të investojë në një kostum qeni. Siç tregon ai, arsyeja pse fsheh identitetin e tij si njeri dhe nuk shfaq fytyrën është sepse nuk dëshiron të gjykohet nga rrethi shoqëror. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/30/e-cuditshme-por-e-vertete-shpenzon-15-mije-euro-per-tu-bere-si-lassie/
https://youtu.be/MA4UhxfTwVk
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos