“I urojmë vdekje të shpejtë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve”, Medvedev: Urdhër arresti për Putinin kërcënon paqen botërore

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 13:16 | Bota
“I urojmë vdekje të shpejtë Gjykatës

"Gjyqtarët e Gjykatës së mjerueshme Penale Ndërkombëtare (ICC) vazhdojnë të justifikojnë vendimin e tyre, të pazbatueshëm dhe si rrjedhim të rrezikshëm për paqen botërore, për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitri Medvedev në një postim në Telegram.

Sipas tij armiqtë e Rusisë kanë shkelur parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

 “Edhe një herë armiqtë e vendit tonë kanë pështyrë mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe mbi rregullat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në veçanti, moszgjerimi i funksionimit të një traktati ndërkombëtar për shtetet që nuk janë palë në të. Ky është një gur themeli i ligjit të traktateve," vazhdon Medvedev.

Sipas Konventës së Vjenës të vitit 1969, nëse një traktat vendos detyrime ndaj shteteve të treta, nevojitet konsensusi i qartë i atyre vendeve për të përmbushur këto detyra, nënvizoi ai

“Vendi im nuk ka asnjë lidhje me Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim të bashkëpunojë me të. Vendimet e saj janë të pavlefshme për ne derisa të bëhemi vullnetarisht pjesë e kësaj organizate. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne e përçmojmë ICC-në dhe i urojmë një vdekje të shpejtë dhe të dhimbshme nga paaftësia dhe pafuqia”.

Rreth 4 muaj më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, me akuzën e përgjegjësisë për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/17/gjykata-nderkombetare-penale-leshoi-urdher-arresti-putin-moska-se-njeh-juridiksionin-e-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos