Chelsea arriti më në fund që të blinte nga Benfica mesfushorin Enzo Fernandez.
Operacioni u mbyll të martën, në ditën e fundit të merkatos dimërore, me një çmim stratosferik: 121 milionë euro.
Kështu, argjentinasi bëhet mesfushori më i shtrenjtë në historinë e futbollit (duke kaluar Paul Pogba), më i shtrenjti në historinë e Chelsea dhe më i shtrenjti në Angli, disa javë pasi u shpall kampion bote me bardhekaltrit.








Kontrata e 22-vjeçarit me Chelsea do të zgjasë deri në vitin 2031.
Me këtë blerje, vetëm në merkaton e janarit, Chelsea ka investuar rreth 330 milionë euro. Mudryk (70+30 milionë euro), Benoît Badiashile (38 milionë euro), Noni Madueke (35 milionë euro), Malo Gusto (30 milionë euro) edhe pse do të qëndrojë te Lyon deri në fund të sezonit aktual), Andrey Santos (12,5 milionë euro), David Datro Fofana (12 milionë euro) dhe João Félix (11 milionë euro huazim deri në fund të sezonit). Këtyre u shtohen edhe 280 milionë eurot që Chelsea investoi në merkaton e verës. (A2 Televizion)