
Në një histori frymëzuese të krijimtarisë, një derr i jashtëzakonshëm i quajtur "Pigcasso" dëshmoi se talenti nuk njeh kufi, edhe mes miqve tanë me katër putra.
E mbajtur larg nga thertorja prej menaxheres së strehës së kafshëve Joanne Lefson , "Pigcasso" zbuloi një talent të jashtëzakonshëm i ka ndryshuar jetën dhe i ka siguruar të ardhmen qendrës strehimore të kafshëve.
Gjithçka nisi kur "Pigcasso" mori një penel të vjetër në stallën e saj dhe dukej e tërhequr nga bota e artit. Me talent dhe entuziazëm të lindur, filloi të krijonte një sërë portretesh mahnitëse dhe kryeveprash magjepsëse abstrakte.
Kujdestarja e saj Joanne, njohu potencialin e krijimeve të ‘Pigcasso’ dhe vendosi t'i ndajë pikturat me botën.
Nxjerra e pikturave të Pigcasso-s për shitje doli të ishte një veprim gjenial. Publiku i priti mirë shprehjet artistike të derrit dhe artdashësit nisën të shpenzonin shuma marramendëse për t’i blerë, duke arritur përfundimisht gati 1.1 milionë euro.
Një vepër madje theu rekorde, duke u shitur për 23,000 euro, çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një artist jo-njerëzor në histori.
Por për Joanne-n, ky nuk ishte vetëm sukses artistik i ' Pigcasso ', por ishte shpresë dhe siguri për strehën e kafshëve. Fondet e konsiderueshme të mbledhura nga shitjet e artit kanë ndihmuar në mbajtjen e dyerve të strehës me para të gatshme, duke siguruar mirëqenien dhe mbijetesën e kafshëve të tjera të nën kujdesin e Joanne. (A2 Televizion)