Njihuni me pistat olimpike të Pekinit, të krijuara nga njeriu

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 08:39 | Sporte të tjera

Kur skiatorët të dalin në pistën e Lojërave Olimpike të Pekinit, ata do ta bëjnë këtë në dëborë artificiale. Për të huajt, ideja e organizimit të skive në Yanqing, në një zonë kryesisht të pabanuar në veri të kryeqytetit kinez, ku reshjet e borës janë shumë të pakta, mund të duket e pazakontë.

Qendra Kombëtare e Skive Alpine është e krijuar në mënyrë artificiale, në një luginë të panjohur. Lugina dhe kodrat ku ngrihet tashmë pista e skive, dikur ishin pjesë e Rezervës Natyrore Kombëtare Songshan. Mijëra litra ujë janë përdorur për të krijuar borën jonatyrore.

Një varg makinash i transporton skiatorët deri në shpatet e këtyre kodrave, duke shijuar luksin e sediljeve me ngrohje, në një zonë ku temperaturat shkojnë deri në minus 15 gradë celsius.

Megjithatë, sado i pabesueshëm të duket, koncepti i ndërtimit të pistave dhe përdorimit të borës artificiale nuk është diçka e re dhe e paprovuar më parë, në raste të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos