Tri evente madhore në Tiranë, Shqipëria kthehen në qendrën e peshëngritjes ndërkombëtare

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 16:13 | Sporte të tjera
Tri evente madhore në Tiranë, Shqipëria kthehen në

Europiani i Peshëngritjes për të rritur në maj 2022 në Tiranë, do të pasojë zgjedhjet për presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes në prill, po në kryeqytet. Ndërkohë, në vendin tonë në tetor 2022 do të zhvillohet edhe Europiani për moshat 20 deri në 23 vjeç.

Ky vit e ka shndërruar Shqipërinë në qendrën e peshëngritjes europiane, me kreun e federatës, Elez Gjoza që beson te fitimi i të tjera medaljeve kontinentale.

Sipas kreut të Komitetit Olimpik, Kampionati Europian i Peshëngritjes pas tre muajve do të jetë një angazhim i gjithanshëm.

Pas rezultateve të larta sportive dhe kthimit në faktor në kontinent, për vitin 2023 peshëngritja shqiptare synon edhe organizimin e Kampionatit Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos