Pekin 2022, fillon mes kufizimeve stafeta e pishtarit olimpik

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 07:10 | Sporte të tjera
Pekin 2022, fillon mes kufizimeve stafeta e pishtarit olimpik

Stafeta e pishtarit Olimpik të Pekinit 2022, filloi këtë mëngjes, e reduktuar në vetëm tri ditë mes kufizimeve kundër pandemisë Covid-19.

Janë 1200 pishtarë që do të alternohen në rrugën e përcaktuar rreptësisht brenda sistemit të flluskave, për të eliminuar kontaktet me botën e jashtme dhe që do të prekin zonat e konkurrencës në Pekin dhe në qytetin e afërt Zhangjiakou, në Hebein fqinj, ku janë krijuar pistat për ski.

Audienca për stafetën është e reduktuar në minimum, i është nënshtruar rreptësisht testimit anti-Covid dhe një periudhe vëzhgimi mjekësore, si pjesë e përpjekjeve për inkurajim për të ndjekur Lojërat Dimërore, ceremonia e të cilave është planifikuar për më 4 shkurt.

Tri pishtarët më të mirë ishin Luo Zhihuan, një ish-patinator 80-vjeçar i cili fitoi titullin e parë botëror të sporteve dimërore të Kinës në vitin 1963, astronauti Jing Haipeng dhe projektuesi i satelitit Chang'e 1 Ye Peijian, raportoi Pekin Daily. Ndërkohë që mbetet i paqartë emri i pishtarit të fundit.

Rruga do të jetë shumë e shkurtër në krahasim me edicionet e kaluara dhe do të përfshijë, ndër të tjera, një kalim në Murin e Madh, monumentin më të famshëm në Kinë, si dhe në parqet olimpike në qendër të Pekinit dhe Pallatin Veror.

Rreziqet e protestave janë eliminuar, si ajo që ndodhi në fillim të tetorit kur aktivistët shpalosën pankarta që akuzonin Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakës në Greqi, përpara kalimit të saj të drejtpërdrejtë në Pekin për shkak të shqetësimeve për koronavirusin e ri.

Disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, kanë njoftuar një bojkot diplomatik të Lojërave për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë, duke përfshirë trajtimin e pakicave myslimane në Xinjiang dhe një goditje ndaj disidencës në Hong-Kong.

Pekini dënoi bojkotin, duke denoncuar politizimin e sportit në kundërshtim me frymën olimpike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos