
Rafael Nadal i habiti të gjithë me atë që bëri pas fitores epike në “Australian Open”.
Tenisti spanjoll, i cili fitoi “Grand Slam”-in numër 21 në karrierë, u pa mbi biçikletën statike pasi kishte luajtur 5 orë e 24 minuta ndaj rusit Daniil Medvedev.
Pas ceremonisë, Nadal shkoi menjëherë në palestrën e Rod Laver Arena dhe nisi punën mbi biçikletë.
Një praktikë e tillë është e njohur mes sportistëve pas një sforcimi të madh dhe bëhet për të qetësuar muskujt ngadalë dhe jo për ta ndalur menjëherë sforcimin, gjë që do ta vononte rekuperimin e trupit nga lodhja e madhe. (A2 Televizion)