Noka në Debat: Deri më 10 nëntor ka pasur negociata të vazhdueshme për thirrjen e Kuvendit, Basha ka refuzuar

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 21:55 | Politikë
Noka në Debat: Deri më 10 nëntor ka pasur negociata të

Deputeti demokrat Flamur Noka ka pohuar në studion e Debati me Alba Alishanin se ka pasur negociata të vazhdueshme mes palëve sa i takon thirrjes së kuvendit kombëtar demokrat dhe verifikimit të firmave të delegatëve por që sipas tij janë refuzuar nga Basha. Ai thekson se Basha i ka pasur të gjitha mundësitë për të thirrur Kuvendi deri më datën 10 nëntor

“Deri më datë 10 nëntor, Basha i ka pasur të gjitha mundësitë të thërriste Kuvendin. Ditën që Basha përçau partinë atë ditë iu tha qartë nga të gjithë ne që nuk përfaqëson shumicën e partisë dhe që të vërtetosh që duhet të rrish në atë karrige duhet të votëbesohesh. I trembur nga vota dhe i mbyllur në bunker ai qëllon kundër demokratëve. Nënkryetarja e partisë deklaron që në rast se duhet të shkatërrohet kjo parti, le të shkatërrohet. Kemi reaguar, i pari Paloka, pastaj unë dhe të tjerët të njëjtin perifrazim në një formë tjetër. Rama ka kapur peng pengun e mbyllur që gjuan demokratët. Negociata ka pas të vazhdueshme, mes palëve ka qenë Paloka i cili ka negociuar se Basha çdo negociatë e lidh me karrigen e tij, kurse ne me fatin e demokratëve. Deri më datën 10 nëntor ka pasur tentativa, e fundit ka qenë që te Paloka të shkojë sekretari organizativ të marrë database dhe të verifikojë një për një. E kanë refuzuar se e kanë të gjithë informacionin sa janë mbledhur në çdo qark”.

Noka thekson se nuk ka dy PD dhe për pasojë ka vetëm një kuvend që do të jetë ai i datës 11 dhjetor për të cilin kanë firmosur 4500 delegatë nga 5500 që jetojnë në Shqipëri, ndërsa e quan ilegjitim kuvendin e thirru nga Basha pasi sipas tij janë pakica.

“Nuk ka dy PD ka vetëm një PD, por kush është një zyrë e shndërruar ën bunker? PD janë njerëzit, anëtarët, mbështetësit. Nuk është pak nga 7600 delegatë 2 mijë janë në emigrim të sigurosh mbështetjen e 4500 delegatëve. Këta janë të gjithë kryetarë seksionesh të PD në çdo fshat e lagje të republikës, kryetarë e sekretarë, grup seksionesh, anëtarë kryesie të zgjedhur nga anëtarësia me përfaqësim. Këta janë përfaqësuesit e demokratëve. Problemi që nga data 9 shtator dhe 10 nëntor i është bërë thirrje publike Bashës për të thirrur kuvendin. Kuvendi është i PD se ato 4500 delegatë nga 5500 që jetojnë në Shqipëri të Kuvendit kombëtar kanë firmosur sot për të thirrur një kuvend më datë 11. Basha me një kryesi ilegjitime në tentativë për të mbrojtur karrigen e tij mundohet të thërrasë një antikuvend ose antimiting. Ne jemi të autorizuar të flasim në emër të 4500 delegatëve të kuvendit. Këta delegatë kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Basha është pakica dhe kushdo qoftë aty i nënshtrohet vullnetit të shumicës”.

Dhe për të garantuar vërtetësinë e firmave të këtyre delegatëve, ai sfidon Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, ndërsa akuzon Bashën për skenar me Ramën me qëllim përbaltjen e kësaj kauze.

“Në Elbasan i kam bërë sfidë drejtuesit politik të qarkut. Janë 272 kryetarë seksionesh që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Nëse një nga këta delegatë ka deklaruar presion unë jap dorëheqjen.  E gjitha është sajesë e Lulzim Bashës në skenar me Ramën për të përbaltur këtë kauzë themelore për PD. Në Elbasan le të vijë Gaz Bardhi dhe t’i verifikojë emër për emër dhe i doli një ndryshe unë e kam bërë deklaratën time, ta bëjnë dhe ata. Basha me enturazhin e tij e di shumë mirë se në degën kur janë mbledhur më pak formularë kanë kaluar 50%. Formularët janë nga 50% -90%. Në Sarandë nga 140 delegatë 100 kanë firmosur 20 janë jashtë shtetit, 20 nuk kanë firmosur, 4 kanë sjellë firmat. Pra 16 delegatë në Sarandë nuk kanë kërkuar thirrjen e kuvendit. E njëjta situatë është në çdo rreth. Bashës nuk i intereson fati i PD dhe PD në pushtet, por karrigia e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos