All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Norma bazë qëndron në 2.75%, inflacioni dhe rritja e vlerës së lekut po frenojnë rritjen ekonomike

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 20:11 | Ekonomi
Norma bazë qëndron në 2.75%, inflacioni dhe rritja e vlerës
All - Paragraf - 1

Shtrenjtimi i çmimeve dhe shtrëngimi i normës bazë të interesit po frenojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë. 

“Treguesit për rritjen ekonomike ishin më të përkeqësuar në tetor sipas të dhënave indirekte të përkeqësuara”, tha Sejko.

All - Paragraf - 3

Nisur nga kjo gjetje, por edhe rënia e lehtë e inflacionit në nëntor, Banka e Shqipërisë vendosi të mos rrisë më për këtë vit normën bazë të interesit për lekun duke e lënë atë në 2.75 për qind. 

Ndërkohë, të paktën deri në mesin e vitit 2024, shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë për ushqimet, karburantet dhe produktet e shërbimet e tjera.

“Inflacioni pritet të ketë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet të objektivin tonë në tremujorin e katërt të vitit 2024”, shtoi Sejko.

All - Paragraf - 6

Nisur nga pritshmëritë jo fort optimiste, A2 pyeti guvernatorin, Gent Sejko nëse Banka e Shqipërisë gjykon se ka nevojë për më shumë politika fiskale në drejtim të mbështetjes së atyre që po preken më shumë nga shtrenjtimi i çmimit dhe normave të interesit.

Norma bazë e interesit për lekun është rritur me pesë herë këtë vit, duke e çuar atë nga 0.5 për qind në 2.75 për qind. “Ilaçi i hidhur, por i domosdoshëm” nga Banka e Shqipërisë ka bërë që shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për këstet e kredive.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos