Shirat kthejnë importin në ekuilibër, ra për herë të parë këtë vit vlera e mallrave të blerë nga jashtë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 19:34 | Ekonomi
Shirat kthejnë importin në ekuilibër, ra për herë

Shqipëria shpenzoi më pak para’ për të blerë mallra e shërbime nga jashtë në nëntor. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojë se për të parën herë këtë vit importet ranë muajin e shkuar duke u përllogaritur në pak më shumë se 77 miliardë lekë nga 80.5 miliardë në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në rikthimin e ekuilibrave  te importet, ndikimin më të madh e kanë pasur reshjet në muajin e fundit të vjeshtës. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importet e lëndëve djegësi e më kryesisht energjisë ranë me 8.2 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa vijuan rritjen makineritë dhe pjesët e këmbimit apo materialet e ndërtimit. Të rrudhura paraqiten edhe shifrat e importit të pijeve dhe ushqimeve.

Nga ana tjetër, vendoi vijoi të eksportojë më shumë mallra në nëntor, të paktën në vlerë. të dhënat tregojnë se eksportet muajin e shkuar arritën në mbi 42 miliardë lekë nga rreth 37 miliardë vitin e shkuar.

Në zgjerimin me gati 13 për qind të eksporteve ndikim kanë pasur shitjet e energjisë si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në vend, tekstileve dhe këpucëve, makineritë apo ushqimet e pijet. Ndërkohë në tkurrje janë shifrat e materialeve të ndërtimit dhe metaleve. 

Marrë në rrafshin e 11 muajve, eksportet kanë kapur vlerën e 447 miliardë lekë duke u rritur me 32.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet në 856 miliardë lekë, 20 për qind më shumë se në janar-nëntor 2021.

Me gjithë ecurinë e mirë në kahun e eksporteve, varësia e lartë nga importet ka bërë që deficiti tregtar të arrijë në 409 miliardë lekë duke u zgjeruar me gati 9 për qind në krahasim me vjet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/rriten-importet-ne-bujqesi-eksperti-produktet-shqiptare-kane-dale-me-kosto-me-te-larta/
https://a2news.com/2022/11/29/prodhimi-vendas-ne-renie-importi-i-zarzavateve-u-rrit-me-37-ne-harkun-e-muajve-janar-tetor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos