“Nuk bëri rezistencë”, momenti kur vrasësi Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 20:40 | Kronikë
“Nuk bëri rezistencë”, momenti kur vrasësi Dan Hutra

Publikohen pamjet e momentit kur vrasësi i trefishtë, Dan Hutra ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas arrestimit në landfillin e Sharrës.  Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie, Dan Hutra do të merret në pyetje për krimet e tij, ndërsa në pamje duket i qetë teksa shoqërohet brenda ambienteve të policisë.

Dan Hutra dyshohet për vrasjet e 3 grave dhe plagosjen e 3 grave të tjera në 3 ngjarje të ndryshme. Në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.

Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/momenti-i-arrestimit-te-vrasesit-te-trefishte-dan-hutra/
https://a2news.com/2023/03/01/vrasja-e-trefishte-ne-tirane-kapet-autori-i-ngjarjes/
https://a2news.com/2023/03/01/vrasesi-qe-tronditi-tiranen-policia-zbardh-dinamiken-e-vrasjes-se-trefishte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos