A2CNN ka mundur të sigurojë dokumentet e Gjykatës së Apelit në Tiranë që vërtetojnë vrasjen e parë të Dan Hutrës në vitin 2007.
Në dhjetor të këtij viti, Hutra ekzekutoi me thikë, duke e qëlluar disa herë me thikë ish-bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtë martesore.
Autori tentoi që ta fshihte gjurmët dhe ta paraqiste ngjarjen si një vetëvrasje, duke dalë qetësisht nga shtëpia pasi i kishte lënë thikën në dorë viktimës.


Më pas, ai telefonoi nënën e saj duke i thënë asaj “Rrofsh vetë se .... ta kam vrarë”.
Pasi ai u arrestua për këtë ngjarje, e pranoi krimin dhe u dënua nga gjykata me 25 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktuan në 16 dhe më pas arriti të dalë prej hekurave pas 7 vitesh. (A2 Televizion)