“Nuk e di se çfarë më ndodhi, u çmenda fare…”

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 17:06 | Futboll
“Nuk e di se çfarë më ndodhi, u çmenda

Një tifoz i Zvicrës u bë i famshëm për dy gjendjet e tij emocionale brenda pak minutave të ndeshjes Francë-Zvicër.

Në foton e parë, ai shihet shumë i dëshpëruar kur ndeshja ishte 3-2 për Francën, ndërsa në të dytën është krejtësisht jashtë kontrollit nga gëzimi, pasi Zvicra shënoi golin e barazimit dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Emri i tifozit është Luca Loutenbach dhe për gazetën “Blick” ai tha: “Nuk e di se çfarë më ndodhi, u çmenda fare. Të gjithë ata që më njohin, më kanë shkruar pasi u publikuan fotot”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/28/zvicra-ben-surprizen-e-madhe-nxjerr-francen-jashte-evropianit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos