
Një anije peshkimi britanike, e cila po tentonte të peshkonte në ujërat territorialë të Francës, është sekuestruar nga autoritetet franceze.
Përveç këtij sekuestrimi që është quajtur “i pakuptimtë” nga Britania e Madhe, edhe një tjetër anije e vogël ka marrë një paralajmërim verbal që i ndalon peshkimin në këtë zonë.
Lidhur me këtë ngjarje, ministri i Peshkimit, Annick Girardin është shprehur se "nuk është luftë, është një sherr", në atë që duket si një paralajmërim i fortë lidhur me lejimin e anijeve britanike të peshkimit për të zbarkuar në portet franceze, nëse tensionet nuk zgjidhen.
Andrew Brown, drejtor i Macduff Shellfish, kompani e cila ka në pronësi anijen e sekuestruar, tha për Sky News se anija po përdorej si "një peng i një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme" midis dy vendeve.
Që nga Brexit, marrëdhënia mes dy vendeve ka kaluar në disa tensione të herëpashershme. (A2 Televizion)