
Janë ditë relaksi për pothuajse të gjithë, këto që paraprinë ndërrimin e vitit.
Por dy luanë deti vërtetë gjigantë, në vend që të pushonin në ndonjë shkëmb, menduan të “pushtonin” një jaht të vogël, që nga pesha e tyre që në disa raste mund të kapë edhe tonelatën, duket sikur po zhytet në ujë.
Skena u filmua në Olympia Bay, në jug-perëndim të Seattle, në Shtetet e Bashkuara, nga disa turistë të habitur që po lundronin aty afër, ndër to dhe futbollisti Joshua Philips. (A2 Televizion)