Video apokaliptike në Itali, qyteti përfshihet nga përmbytjet

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 18:54 | Kapur në kamera
Video apokaliptike në Itali, qyteti përfshihet nga përmbytjet

Policia bashkiake në San Martino Valle Caudina në rajonin e Avellinos ka publikuar pamjet e frikshme të filmuara nga kamerat e sigurisë të përmbytjeve të qytetit.

Si pasojë e motit të keq në rajonin e Avellinos, në ditët e fundit, është fryrë tej mase një lumë nëntokësor i cili më pas ka çarë asfaltin në qendër të qytetit të vogël dhe ka pushtuar rrugët në pak minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=_gxW0w8zuJY&fbclid=IwAR1lXNtqRauwkHeYmsvU5GkM2XEURhYSHdmtD3tB9mx2prjDDq9ePtiPb78

Sipas autoriteteve lokale këto përmbytje kanë shkaktuar dëme me vlerë 5 milionë euro dhe detyruan mbi 300 banorë të evakuohen nga zonat e rrezikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos