Një mjet me katër shtetas sirianë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë fshatit Senisht, në njësinë administrative Lozhan.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pasi drejtuesi i mjetit nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar.
Më pas, policia është vënë në ndjekje të mjetit, i cili si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Mësohet se shtetasit sirianë ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. (A2 Televizion)