All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk i jep për të pirë, 79-vjeçari qëllon me pistoletë të birin banakier

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 18:27 | Bota
All - Paragraf - 1

Kërkoi një pije, por banakieri nuk pranoi t’ia servirte, për këtë arsye një 79-vjeçar nga Lauro, në provincën e Avellino në Itali, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe qëlloi dy herë, fatmirësisht pa lënduar asnjë nga të pranishmit.

Ngjarja u regjistrua në një lokal të vogël province, ku policia mbërriti menjëherë dhe arrestoi të moshuarin, i cili tashmë po qëndron në arrest shtëpie.

All - Paragraf - 3

Ajo që në fakt fillimisht ngjau si një zënkë mes një klienti dhe punonjësit të lokalit, ishte në fakt një sherr në familje.

79 vjeçari ishte babai i banakierit të lokalit, i cili refuzoi t’i jepte atij ende alkool. Për këtë arsye i moshuari nxori armën që rezultoi e vjedhur dhe qëlloi dy herë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos