Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 16:10 | Bota
Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës bën

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, thotë se ka kryer testin e drogës, pas publikimit të videos së festës së saj të shfrenuar mes miqsh dhe personazhesh të tjerë publikë.

Në video dukej politikania 36-vjeçare që kërcente dhe këndonte në një festë private. Skenat u kritikuan ashpër dhe disa politikanë të tjerë në Finlandë thanë se ajo duhet të testohej për përdorim të lëndëve narkotike.

Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer sot testin dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/ItTXLiBVf0I
https://a2news.com/2022/04/25/kryeministrja-e-finlandes-per-tu-pasur-zili-publikon-videon-ku-ben-paralele/
https://a2news.com/2020/10/16/poza-e-kryeministres-qe-futi-ne-sherr-finlandezet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos