Nuk i ndalon patrullës dhe përplas dy policë, arrestohet

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 23:38 | Kronikë
Nuk i ndalon patrullës dhe përplas dy policë, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e se enjtes shtetasin Hysen Pici, pasi ka kundërshtuar dhe plagosur një punonjës policie.

Sipas të dhënave nga drejtoria e Policisë së Durrësit, personi në fjalë nuk i ishte bindur urdhrit të një patrulle policie për të ndaluar mjetin, duke ikur me shpejtësi dhe duke përplasur edhe një efektiv policie, që mbeti i plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndjekjes, forcat e policisë kanë mundur të ndalojnë mjetin dhe pas një tjetër ndjekje me vrap, kanë mundur të prangosin Hysen Picin.

https://a2news.com/2022/06/10/perplasen-dy-efektive-me-makine-momenti-kur-policet-ndjekin-nje-prej-te-dyshuarve-ne-rruget-e-durresit/

Dyshohet se i arrestuari mund të ketë patur edhe një person tjetër në makinë që mund t’i ketë shpëtuar ndjekjes së policisë.

Pas arrestimit, policia ende nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet e Picit për t’iu shmangur postbllokut të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos