Një video ku Vladimir Putin shfaqet duke u kollitur gjatë një mbledhje qeverie, ka shqetësuar jo pak dhe e ka detyruar presidentin rus që të mohojë se është i infektuar me Covid-19. Por spekulimet nuk janë ndalur, pasi Putin ka anuluar edhe praninë në një konferencë të G20-s për Afganistanin.
Gjatë videos së publikuar, Putin duket që kollitet në disa raste, duke shfaqur një prej simptomave të koronavirusit. Kryetarja e Dumës, Valentinna Matviyenko, i tha se ajo dhe kolegët ishin të shqetësuar për të. “Po kolliteni, jemi të gjithë të shqetësuar për ju”, i tha ajo.
“Valentina, mos u shqetëso, gjithçka shkon mirë. Unë testohem thuajse çdo ditë jo vetëm për Covid, por për të gjitha infeksionet e tjera. Kështu që gjithçka është mirë”, iu përgjigj Putin. “Thjesht bëra një shëtitje në ajër të freskët”.
I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Putin, Dimitry Peskov, tha se ai nuk është rivaksinuar ende dhe se ka numër shumë të lartë antitrupash. Muajin e kaluar, presidenti rus kaloi dy javë në vetizolim, për shkak se disa persona të afërt me të rezultuan pozitiv me Covid-19. Putin ka marrë dy doza të vaksinës Sputnik dhe ka thënë se ato e kanë mbrojtur nga infektimi pavarësisht se ka punuar gjithë ditën me një ndihmës të infektuar. (A2 Televizion)