
Mëngjesi i kësaj të mërkure mbetet i freskët dhe i kthjellët në të gjithë vendin, por duke iu afruar mesditës shfaqen gradualisht vranësira kalimtare në veri dhe qendër, ndërsa shira të dobët do të fillojnë në jug.
Vonë pasdite, priten rrebeshe afatshkurtra në juglindje, ndërsa reshje të pakta përfshijnë qendrën dhe një pjesë të verilindjes, reshjet shtohen gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell 2°C rritje duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior deri në mbrëmje, kur era forcohet në të gjithë vendin, duke marrë drejtim verilindor. (A2 Televizion)