
Një tryezë e pasur me librat, veprat e Jusuf Buxhovit mbërritën të gjitha në kryeqytet. Ndonëse i botuar kryesisht në Prishtinë, gjuha e ka bërë gjithnjë të pranishëm edhe në Shqipëri.
Kështu ka zgjedhur ta arsyetojë praninë e veprave të tij në Tiranë, duke shfrytëzuar edhe pagëzimin e këtij muaji për letërsinë, pasi me titullin “Fajin ma ka gjuha” ka nisur edhe tetori i leximeve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit.
Por, ky takim është edhe si një motiv për t’ia prezantuar këto vepra të Buxhovit edhe brezit të ri.
Autori u takua me dashamirësit e letrave të tij dhe dhuroi për ta gjithë veprat që kish marrë me vete. (A2 Televizion)