Nuk ka ende akord, Boris Johnson me “mision” drejt Brukselit për të shpëtuar marrëveshjen tregtare

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 22:13 | Bota
Nuk ka ende akord, Boris Johnson me “mision” drejt Brukselit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të takuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar marrëveshjen tregtare pas Brexit.

Ky zhvillim vjen pasi një telefonatë 90 minutëshe midis dy udhëheqësve që nuk arriti të prodhonte një akord.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë që kushtet për arritjen e një marrëveshje "nuk ishin arritur ende". Dallime të rëndësishme mbetën në lidhje me peshkimin, rregullat e konkurrencës së biznesit etj.

"Ne i kërkuam kryenegociatorëve tanë dhe ekipeve të tyre të përgatisnin një përmbledhje të mosmarrëveshjeve të mbetura për t'u diskutuar në një takim në Bruksel në ditët në vijim", thanë udhëheqësit në deklaratën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos