Nuk ka më dyshime! Neymar shkon në Arabinë Saudite, Al-Hilal prezantim spektakolar (VIDEO)

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 20:15 | Sporte të tjera
Nuk ka më dyshime! Neymar shkon në Arabinë Saudite, Al-Hilal

Nuk ka më dyshime. Neymar nga sot nuk është më futbollist i PSG, por tashmë i është bashkuar Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Ai ka firmosur një kontratë me Al-Hilal dhe jo vetëm kaq, po sot klubi ka bërë prezantimin e tij spektakolar.

“Talenti i mrekullueshëm… që tërheq vëmendjen e të gjithëve” @neymarjr ”, shkruhet në mbishkrimin e videos.

Negociatat nisën javën e kaluar, u përshpejtuan gjatë fundjavës dhe tashmë gjithçka është konfirmuar. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare dhe përgjatë 2 sezoneve që do të luajë do të përfitojë plot 160 milionë euro.

Braziliani largohet nga Paris Saint-Germain pas një periudhe të gjatë (ai mbërriti në vitin 2017) dhe bashkohet me Ligën Pro Saudite, ku do të luajë bashkë me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante dhe Mané. Për PSG, ai ka luajtur 173 ndeshje, duke shënuar 118 gola dhe 77 asistime. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/reel/Cv-NhuOO9O5/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos