
Danimarka do të dërgojë në Kosovë 300 të burgosur, në një përpjekje për të ulur mbipopullimin në burgjet e saj.
Të burgosurit që do të dërgohen në Kosovë do të jenë ata të cilëve u ka mbetur edhe pak kohë nga dënimi për të shlyer.
Ministria e Drejtësisë së Kosovës, me anë të një njoftimi për shtyp, shpjegon se “të dënuarit të cilët do të tranferohen nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.
“Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtëritshme”, shton Ministria e Drejtësisë. (A2 Televizion)