
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 3 persona me ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë, ku u sulmua me armë një autobus shkolle dhe për pasojë humbi jetën shoferi i tij dhe dy nxënës.
Burime bëjnë me dijen se për vrasjet në Gllogjan të Pejë sjanë arrestuar Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Malsor e Kreshnik Mehmetaj.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.
Ndërkohë, flitet se motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani, e ku dyshohet se është i përfshirë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Për arrestimin e autorëve të dyshuar të vrasjes qeveria dhe policia e Kosovës kishin akorduar një shpërblim prej 20 mijë eurosh. (A2 Televizion)