Nuk ka mision të pamundur për Tom Cruise, aktori hidhet me motor nga 150 metra lartësi

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 09:39 | Showbiz

Tom Cruise ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të. Aktori 58-vjeçar është hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës së sagës “Mission Impossible”.

Ky do të jetë filmi i shtatë me protagonist Tom Cruise, i cili, sipas “Mail on Sunday”, u ka thënë miqve të tij se në moshën 60-vjeçare nuk do të bëjë më nga këto akrobacira nëpër sheshxhirime.

Mendohet se Tom Cruise do të xhirojë edhe një film tjetër pas këtij, që do të jetë i teti dhe i fundit i sagës së suksesshme “Mission Impossible”. Këta filma që kanë nisur në vitin 1996 kanë grumbulluar deri më sot rreth 2,7 miliardë dollarë në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos