Premiera e fundjavës, Russel Crowe rikthehet në ekran me “Unhinged”

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 17:44 | Showbiz
Premiera e fundjavës, Russel Crowe rikthehet në ekran me

Russell Crowe luan rolin e një njeriu çmendurisht të rrezikshëm, pas një aksidenti të tmerrshëm rrugor, në thrillerin më të fundit “Unhinged”.

“Me këtë film, me gjithë tensionin në ekran, me gjithë energjinë për të luajtur… Kur luan një rol që i ka munguar njerëzimit, ku t’i nuk ke akses në asnjë aspekt të jetës normale, duke nisur nga puna, gjithçka bëhet më e vështirë”, është shprehur aktori.

Edhe për Caren Pistorius, e cila luan rolin e shënjestrës së njeriut të çmendur, prodhimi i filmit ishte sfidues.

“Ne po filmonim përpara sezonit të uraganeve, ndaj them se ishte shumë nxehtë. Kishim mbetur në filmime brenda njw makine të vjetër Volvo. Ishte shumë vapë, ishte e vështirë edhe të merrje frymë dhe dita ishte shumë intensive”, tregon aktorja. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=vdxDXoODKN8

A2 CNN Livestream

Latest Videos