Nuk ka përjashtim të trupit gjykues, seanca ndaj Tahirit në Apel më 13 maj

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 10:51 | Aktualitet
Nuk ka përjashtim të trupit gjykues, seanca ndaj Tahirit në Apel

Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon kërkesën për përjashtim të trupit gjykues të dosjes "Tahiri".

Kërkesa u bë nga avokatët e të bashkëpandehurit në proces, Jaeld Cela, me pretendimin se ishin konsumuar gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupit të "Habilajve".

Trupa gjykuese që po shqyrton këtë çështje në Apel përbëhet nga gjyqtarët Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Drini.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtatorin e vitit të shkuar me 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burg që më pas u konvertua nga gjykata në 3 vjet shërbim prove.

Seanca e radhës në Apel e dosjes “Tahiri” është caktuar më 13 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos