Rama: Kjo e dielë e bukur do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme, por…

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 12:34 | Aktualitet
Rama: Kjo e dielë e bukur do të pasohet nga lehtësime të

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shprehu “merakun e madh” që lidhet me sjelljen individuale “sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë”.

“Kjo e dielë e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh. Kemi një bilanc fantastik deri këtu, të arritur së bashku dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos