Nuk ka rimëkëmbje këtë vit, kufizimet dhe mosvaksinimi do të rëndojnë mbi turizmin

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 10:25 | Ekonomi
Nuk ka rimëkëmbje këtë vit, kufizimet dhe mosvaksinimi do

Industria e turizmit në Shqipëri nuk ka dalë në asnjë moment nga kriza, që prej fillimit të pandemisë. E teksa masat mbështetëse të qeverisë nuk kanë arritur të përthithen nga ky sektor, 70% e bizneseve turistike sot janë jofunksionale.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, shprehet se kjo industri është detyruar tashmë të punojë me një turn, teksa kostot për pagat e punonjësve, energjinë elektrike, etj., vazhdojnë të rëndojnë gjendjen financiare.

Perspektiva e turizmit për t’u rimëkëmbur gjatë këtij viti është mjaft e zymtë dhe mund të flitet për një rekuperim vetëm në 2022-in.

Hotelierët dhe përfaqësuesit e tjerë të sektorit shprehen se mbështetja direkte nga qeveria krahasuar me atë çka është bërë në rajon ka qenë pothuajse joekzistente.

Ata kërkojnë një paketë shpëtimi sa nuk është vonë, që përfshin kërkesat e parashtruara që në nisje të pandemisë, si pezullimi i taksave lokale, subvencionimi i kostove direkte dhe i pagesave të punonjësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos