
Bashkimi Europian akuzoi Rusinë për krime lufte në Ukrainë, duke theksuar se Moska duhet të mbajë përgjegjësi, sipas ligjit ndërkombëtar.
Kjo ishte kryefjala e samitit të djeshëm të Komisionit Europian.
“Rusia po fillon sulme ndaj popullatës civile dhe po synon infrastrukturën politike, duke përfshirë spitalet, objektet shëndetësore, shkollat dhe strehimoret”, thuhet në tekstin e konkluzioneve të Këshillit Europian.
"Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë", shkruhet në të.
Por përveç kësaj deklarate dhe një manifesti 9-pikësh në mbështetje të Ukrainës, asnjë sanksion nuk u vendos ndaj Rusisë. Sot, pritet të propozohet një strategji e shkëputjes së varësisë nga gazi rus. (A2 Televizion)