Rusia reagon pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 21:33 | Bota
Rusia reagon pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, që u mbajt ditën e sotme.

Sipas saj, vendimi i aleancës për të vijuar mbështetjen për Kievin tregon se NATO dëshiron që konflikti të vazhdojë.

“Perëndimi po vepron gabim duke ndihmuar me armë Ukrainën, gjë që e ka inkurajuar qeverinë e këtij vendi që të përdorë forcë kundër mbështetësve rusë në enklavat në lindje të Ukrainës”, shprehet Ministria e Jashtme ruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/24/do-fuqizojme-mbrojtjen-berthamore-nato-me-shume-ndihma-per-ukrainen-perforcime-ne-europen-lindore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos