Pandemia koronavirus, në dyshim synimi i Biden për vaksinimet deri më 4 korrik

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 17:49 | Bota
Pandemia koronavirus, në dyshim synimi i Biden për vaksinimet deri

“Më 4 korrik do të festojmë pavarësinë tonë nga virusi, teksa celebrojmë pavarësinë e kombit tonë”, tha Biden.

Pavarësia nga Covid-19 vjen me nga një dozë. Duhet të vaksinohen 70% e të rriturve, të paktën me një dozë, në më pak se dy javë. SHBA është aktualisht në 65%. Afër, por me këtë ritëm vaksinimi, ka pak gjasa të arrihet synimi. Në 17 shtete amerikane, 70% e të rriturve kanë marrë një dozë. Ndërsa Alabama, Louisiana, Mississippi dhe Wyoming janë mes atyre që ecin më ngadalë me vaksinimet. Ekspertët mjekësor janë më pak të shqetësuar për përmbushjen e synimit më 4 korrik.

“Unë mendoj se si një çështje praktike nga pikëpamja e shëndetit publik, nuk do të ketë ndikim nëse godasim68% ose 70%”, tha Scott Gottlieb, ish-zyrtar i FDA.

Me shqetësim shihet ajo që vjen më pas. “Ne duhet të çojmë vaksina në komunitete ku njerëzit mund ta marrin atë nga një ndërmjetësues i besueshëm. Ato janë: zyra e mjekut, shkolla dhe vendet e punësimit”, tha zyrtari i FDA.

Veçanërisht me përhapjen e variantit delta. “Parashikoj se do të jetë varianti predominant në muajt para nesh”, tha Rochelle Walensky, doktoreshë e CDC.

“Kemi parë një pesëfishim i shtrimeve në spitale në më pak se dy javë. Doktorët thonë se janë të rinj dhe të sëmurë. Zakonisht vijnë në faza të vona të infektimit, kur kemi pak opsione për t’i trajtuar”, tha Steve Edwards, president i Coxhealth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos