Nuk lejohen varrimet tradicionale, dërgojnë për djegie një kufomë tjetër

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 13:03 | Lifestyle

Një kinez me sindromën Down u rrëmbye dhe u vra, si pjesë e një skeme të ndërlikuar që kishte qëllim shkëmbimin e trupave.

Në shumë zona të Kinës nuk lejohen varrimet dhe për të shmangur këtë rregull, një familje pagoi dikë që t’i gjente atyre një kufomë për ta djegur në vend të familjarit të tyre të ndjerë dhe të afërmin ta varrosnin në mënyrë tradicionale. Por, ata nuk e dinin që personi të cilin porositën për ta gjetur këtë trup, e gjeti duke vrarë një njeri të pafajshëm.

Vrasja ndodhi në vitin 2017, por vetëm javën e fundit u bë virale, pasi një artikull u ripublikua në faqet e internetit.

Personi i paguar për të gjetur kufomën, i njohur vetëm me mbiemrin Huang, është në pritje të ekzekutimit. Ai u pagua 16 300 dollarë për gjetjen e trupit. Familja dogji arkivolin me trupin që iu dërgua, ndërsa familjarin e varrosën në mënyrë tradicionale.

Policisë iu deshën më shumë se dy vite për të zbardhur krimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos