Nuk merr parasysh kundërshtimet, Merkel këmbëngul në mbajtjen e Samitit me Putin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 10:13 | Bota
Nuk merr parasysh kundërshtimet, Merkel këmbëngul në

Gjermania këmbëngul në mbajtjen e një samiti mes Bashkimit Europian dhe Rusisë. Kancelarja Angela Merkel, thotë se bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin do të ishin të dobishme për një sërë çështjesh, përfshirë dhe sulmet kibernetike.

“Vështirësitë janë sulmet hibride me të cilat ne të gjithë përballemi, Franca, Gjermania, Italia dhe unë i njoh vendet Baltike, dhe mendoj që është më mirë që të flasim jo vetëm mes nesh, por edhe të konfrontojmë presidentin e Rusisë për këto gjëra dhe t’i themi se mbi një bazë të tillë nuk mund të kemi bashkëpunim të frytshëm.

Presidenti Biden ia bëri këtë të qartë lidhur me sulmet kibernetike. Pse Europa nuk duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë? Marrëdhënia mes Rusisë dhe Bashkimit Europian nuk është e mirë për momentin, por edhe gjatë Luftës së Ftohtë, njerëzit flisnin me njëri-tjetrin, kështu që heshtja nuk është e favorshme për zgjidhjen e problemeve. Kjo është qasja jonë. Gjithsesi dua të nënvizoj se kemi caktuar temat që duam të diskutojmë me Rusinë dhe po shqyrtojmë se në çfarë formati dhe kushtet mund të mbahet diskutimi.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos